Çitaku uron ShBA-në për 4 Korrikun: Amerika është e mirë sepse amerikanët janë të tillë NULL NULL 04.07.2025 10:31 04.07.2025 10:31 Sekretarja e Përgjithshme e PDK-së, Vlora Çitaku, ka ndarë një mesazh emocional me rastin e Ditës së Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, duke përshkruar përvojën e saj personale dhe vlerësimin për mirësinë e popullit amerikan. “Amerika nuk është vetëm e madhe. As vetëm e fuqishme apo e pasur. Amerika është e mirë sepse amerikanët janë të tillë”, ka shkruar Çitaku, duke rikujtuar kohën kur ka jetuar për shtatë vite në SHBA dhe mirësinë që e ka përjetuar çdo ditë, transmeton Klankosova.tv. Ajo ndau edhe një moment të veçantë të përjetuar një ditë më parë me nipërit e saj, Arbërin dhe Diellin, gjatë një dreke familjare në një piceri ku ndodhej edhe një grup ushtarësh amerikanë. “Nipat i përshëndesin dhe i falënderojnë për shërbimin. Njëri prej tyre, ushtar nga Teksasi, vendos t’i falënderojë ata: duke u vizatuar një karikaturë si kujtim”, tregoi Çitaku. Në fund të postimit, ajo shpreh falënderim me fjalët: “Thank you!Për mirësinë, për sakrificën, për shpresën që përçoni”, shkroi Çitaku. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Kundërshtimi i komisionit, LDK ankohet në Kushtetuese, proteston në foltore (VIDEO) 1 orë më parë
Kosova Rritet numri i zjarreve – Kosova përballet me sfidën me vetëm 800 zjarrfikës! (VIDEO) 2 orë më parë