Çitaku thotë se nuk i kanë votat për mocion votëbesimi ndaj qeverisë Kurti (VIDEO) NULL NULL 01.06.2023 19:21 01.06.2023 19:21 Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku, vlerëson se mocion mosbesimi ndaj kryeministrit Kurti tani nuk do të prodhonte një situatë reale. Për emisionin Info Magazine në Klan Kosova ajo deklaroi se për momentin kjo ide sipas saj është “siç thotë populli – “kur s’ke çka bën luje derën” sepse tha që nuk i kanë numrat. “Ne nuk i kemi votat! Ne mund të kërkojmë mocion, por do të ishte më shumë protagonizëm sesa që do të prodhonte një situatë reale”. “Ne kërkojmë që kryeministri të ndërrojë kurs, të mos e rrezikojë të ardhmen e Kosovës dhe ne do t’i përdorim të gjitha instrumentet politike e parlamentare për ta mbajtur Kosovën në kursin e duhur. Mocioni nuk do të prodhojë efekt sepse së paku tani për tani numrat nuk i kemi!”, u shpreh Çitaku. *Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Konfirmohet aksioni në Ministrinë e Infrastrukturës, pjesë e tij policia dhe Prokuroria Speciale 2 orë më parë
Kosova Kurti dhe Sveçla takojnë shefin e EULEX-it, diskutohet edhe për dezinformimin dhe lajmet e rreme 14 orë më parë