Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Çitaku takohet me sekretarin amerikan të Shtetit, thotë se Kosova është me fat që ka mbështetjen e Amerikës

NULL NULL
29.06.2018 16:09

Ambasadorja e Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Vlora Çitaku, ka takuar sot sekretarin amerikan të shtetit, Mike Pompeo.

 “Pata kënaqësinë që ta takoj Sekretarin e shtetit Mike Pompeo. Sekretari Pompeo e njeh shumë mirë Kosovën dhe ne jemi me fat që kemi pasur dhe e kemi mbështetjen e SHBA, pavarësisht ndryshimeve në administratën amerikane. #Kosova #USA”, ka shkruar ajo në një postim në Facebook të cilit ia ka bashkëngjitur fotografinë me zyrtarin e lartë amerikan, njofton Klan Kosova.
lajme të ngjashme