Çitaku: S’ka definicion në gjuhën shqipe për të përshkruar absurditetin e situatës që ndodhemi NULL NULL 13.06.2025 11:26 13.06.2025 11:26 Sekretarja e Përgjithshme e PDK-së, Vlora Çitaku është deklaruar pas dështimit të 31-të për të arritur konstituimin e Kuvendit të Kosovës. Ajo tha se nuk ka fjalë shqip që përshkruan absurditetin e situatës së krijuar, transmeton klankosova.tv. “Fatkeqësisht mungon definicioni në gjuhën shqipe për të përshkruar absurditetin e situatës në të cilën ndodhemi. Kemi pa tash e disa muaj një shpërfaqje të shkallës së lartë të papërgjegjësisë dhe mungesës së ndjeshmërisë në raport me qytetarin”, u shpreh Çitaku. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.