Çitaku: Situatë e papranueshme – Kurti të reflektojë, Kosova është më e madhe se egoja e tij NULL NULL 25.06.2025 11:27 25.06.2025 11:27 Deputetja e PDK-së, Vlora Çitaku pas dështimit të seancës së 37-të konstituive të Kuvendit të Kosovës, i bëri thirrje kryetarit të VV-së, Albin Kurtit të reflektojë, pasi sipas saj, ai dhe partia e tij janë bllokuesit. Ajo tha se Kosova është shumë më e madhe se egoja e Kurtit. “Sërish ishim dëshmitarë të shpërfaqjes së papërgjegjësisë politike të subjektit të parë parlamentar. Kjo situatë është e papranueshme mirëpo në këtë pikë të bllokadës së plotë, jemi si rezultat i kryeneçësisë dhe papërgjegjësisë së VV-së dhe Albin Kurtit. Dëgjojmë edhe deklarata qesharake ku gjoja thuhet se i kanë numrat për qeveri por jo edhe për Haxhiun, kjo situatë nuk do koment. I bëjmë thirrje Kurtit të reflektojë, Kosova është shumë më e madhe se egoja e tij”, tha ajo, njofton Klankosova.tv. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Berisha: Komuniteti egjiptian ka dalur me numër rreth 2 mijë më pak në regjistrimin e popullsisë (VIDEO) 17 orë më parë