Çitaku: Për Kurtin pushteti është më i rëndësishëm se shteti NULL NULL 21.06.2025 11:10 21.06.2025 11:10 Sekretarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku ka folur për media pas dështimit të 35’të për ta konstituuar Kuvendin. Çitaku i bëri thirrje publike Lëvizjes Vetëvendosje për reflektim, duke shtuar se Kosova është buzë kolapsit. Ndër tjerash, deputetja e PDK-së tha se egoja e Kurtit është më e madhe se Kosova. “Për Albin Kurtin pushteti është më i rëndësishëm se shteti, egoja është më e madhe se Kosova, ambicia është më e rëndësishme se demokracia, kjo situatë duhet të marrë fund dhe presim nga VV që të reflektojë. Kosova është buzë kolapsit”, tha Çitaku, transmeton Klankosova.tv *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Jashari takohet me komandantin amerikan, theksohet performanca e dalluar e ushtarëve të FSK-së në SHBA 32 minuta më parë
Kosova Shea për Klankosova.tv: Konflikti Izrael–Iran mund ta lërë Kosovën jashtë vëmendjes ndërkombëtare 2 orë më parë