Çitaku: Demokratë e republikanë, në momente kritike kanë qenë në anën e Kosovës NULL NULL 06.11.2024 11:52 06.11.2024 11:52 Sekretarja e PDK-së, Vlora Çitaku Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku, ka thënë se demokratët dhe republikanët në Shtetet e Bashkuara të Amerikës e kanë ndihmuar Kosovën çdo herë. Kështu ajo u deklarua kur e uroi Donald Trump për fitoren e tij si president i radhës për ShBA-në. “ShBA-të përmbyllën me sukses zgjedhjet Presidenciale, dhe populli Amerikan e bëri përzgjedhjen e vet. Presidenti i 47-të i SHBA-së do të jetë Donald J. Trump. Nga Janari, SHBA-të do të udhëhiqen sërish nga administrata Republikane e Presidentit Trump. Demokratë e Republikanë, në momente kritike për ne, kanë qenë në anë tonë”. “Është obligim i institucioneve të Kosovës që të mirëmbajnë dhe kultivojnë raportet me aleatin tonë strategjik. E punët tona, nuk na i kryen askush, pos nesh”, ka thënë Çitaku. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.