Çitaku: Çdo moment përdoret për të hedhur baltë mbi figurën e Thaçit dhe shokëve të tij në Hagë NULL NULL 16.12.2024 18:43 16.12.2024 18:43 Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku. Foto arkiv. Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku sonte në emisionin “DPT te Fidani”, ndër të tjera ka folur edhe për ish-krerët e UÇK-së, që ndodhen në Hagë. Ajo është shprehur se edhe sot përdoret çdo moment, sipas saj, për të hedhur baltë mbi figurën e Hashim Thaçit dhe shokëve të tij që janë atje, “Ku janë institucionet e Republikës së Kosovës, a kanë kontaktuar ndonjëherë me këdo, më ndokë, për të dhënë perspektivën e mbrojtjes, për të dhënë perspektivën e institucioneve të Republikës së Kosovës, të cilat në fund të ditës e kanë miratuar atë gjykatë. A kemi parë ndonjëherë ndonjë përprejke të tillë? Anjëherë.” “Përkundrazi, edhe sot përdoret çdo moment për të hedhur baltë mbi figurëne Hashim Thaçit dhe shokëve të tij që janë në Hagë”, u shpreh ajo./Klankosova.tv. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Shpëtohen një shqiptar dhe një turist gjerman, u helmuan nga një bimë në Malin e Korabit 3 orë më parë