Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

‘’Cirk në Kuvendin e Kosovës’’, Musliu ironizon me Kurtin për seancat e natës

NULL NULL
05.12.2024 22:53

Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, e ka quajtur situatën aktuale në Kuvendin e Kosovës një “cirk” dhe ka kritikuar oraret e vonshme të mbledhjeve, duke cituar se në orën 22:15 ka marrë një ftesë për një mbledhje që supozohej të niste në orën 22:10.

Madje, ajo e ka ironizuar kryeministrin Albin Kurti për deklaratat e tij të mëparshme që kritikojnë mbajtjen e seancave gjatë natës, transmeton klankosova.tv.

”Cirku në Kuvendin e Kosovës po vazhdon edhe në këto orë të vona.

Në orën 22:15 me vjen ftesa që Mbledhja e Komisionit fillon në ora 22:10.

Mbledhja e komisionit do të mbahet:

Të enjte, më 5 dhjetor 2024, në orën 22:10, në sallën N-10, ndërtesa e Kuvendit…..

Mos i harroni ato qjerrjet e Albin Kurtit; “Po mani seanca natëëëëën”

#cirkuza #zhylla, #dilingji”.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.