Cili ishte burrështetasi i parë që priti Rugovën në vitin 1992? (VIDEO) NULL NULL 11.02.2023 20:54 11.02.2023 20:54 I ftuari i radhës në emisionin “FAKTE me Adnan MEROVCIN”, në KlanKosova ka qenë veprimtari i njohur Qamil Bytyqi. Ai ka rrëfyer se kontaktet e para të prijësve të politikës kosovare me zyrtarët turq në atë kohë u realizuan në vitin 1991 ku nën organizimin e Shoqatës “Vllazëria Turko-Shqiptare” me kryetar Celaletin Olmezcan dhe sekretar Qamil Bytyqi u realizua vizita e Prof.Fehmi Aganit, nënkryetar i LDK-së në Turqi. Një vit më vonë, në janar dhe shkurt të vitit 1992, me iniciativën e kësaj Shoqate dhe ndërmjetësimin e patriotit që asokohe jetonte në Turqi, Rezak Shala u realizua një vizitë e një delegacioni të prirë nga Ibrahim Rugova. Në këto takime ishin edhe Nënkryetari i Partisë Demokratike Shqiptare në Maqedoni Sami Ibrahimi, poeti me origjinë turke në Kosovë Arif Bozaxhi si dhe Bujar Bukoshi e Abdyl Krasniqi nga qeveria në ekzil. Përveç takimeve me zyrtarë të ndryshëm, Ibrahim Rugova asokohe kryetar i LDK-së, u takua me presidentin e Turqisë Turgut Ozal, kryeministrin Sylejman Demirel, kryetarin e Parlamentit Hysamedin Cindoruk dhe kryetarin e Partisë ANAP Mesut Yilmaz. Po ashtu u organizua edhe një takim me shqiptarët e Turqisë në lagjen Zeytinburnu të Stambollit ku mbi 1000 veta ishin prezentë. Këto vizita ishin halë në sy për regjimin serb në Kosovë të cilën e kishte pushtuar me tankse. “Kur ka dalë që Rugova është takuar me kryeministrin Demirel, këtu serbët kishin thënë ‘është gënjeshtër, nuk është e vërtetë, këto janë rrena, si themi ne në Kosovë, të shqiptarëve’, por të nesërmen apo pas dy dite kur dolën fotografitë nëpër gazeta nga takimi i Demirelit me Rugovën atëherë edhe serbët e kanë pa që me të vërtetë është takuar”, tha Bytyqi. *Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS. Deklarata në vijim: Emisioni i plotë: *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Arrestohet 38-vjeçari nga Kosova në Ulqin, dyshohet se shkaktoi një zjarr pasi e gjuajti cigaren 11 orë më parë