Cilat janë shenjat e hershme të shtatzënisë? NULL NULL 13.08.2021 12:27 13.08.2021 12:27 Simptomat e hershme të shtatzënisë mund t’iu bëjnë konfuze, sepse shpesh janë të ngjashme me simptomat që shumë gra i përjetojnë gjatë kohës së ciklit menstrual. Simptoma më e zakonshme e shtatzënisë së hershme është vonesa e ciklit menstrual, sipas Shari Lawson që është drejtoreshë e Departamentit të Obstetrikës dhe Gjinekologjisë në Johns Hopkins Medicine në Baltimore. Simptoma të tjera të zakonshme që tregojnë se jeni shtatzënë janë si më poshtë: Njollat: Përkufizohen si gjakderdhje vaginale më e lehtë se periodat dhe do ta keni gjatë kohës që zakonisht do ta kishit ciklin menstrual, ose rreth javës së katërt të shtatzënisë. Dhimbje e lehtë: Fillon rreth javës së katërt deri në gjashtë të shtatzënisë Ndjeshmëria e gjinjve: Fillon rreth javës së katërt deri në gjashtë të shtatzënisë Të vjellat: Fillon rreth javës së katërt deri në gjashtë të shtatzënisë Lodhja: Fillon rreth javës së katërt deri në gjashtë të shtatzënisë Urinim i shpeshtë: Fillon rreth javës së katërt deri në gjashtë të shtatzënisë Ashpërsia e këtyre simptomave ndryshon, ndërsa disa gra mund të përjetojnë vetëm disa prej tyre, të tjerat nuk do të përjetojnë asnjë. Çdo person është ndryshe, por nëse keni ndonjë shqetësim në lidhje me simptomat tuaja (ose mungesën e tyre), bisedoni me mjekun tuaj.