Cilat janë rregullat e përdorimit të armëve nëpër filma? NULL NULL 25.10.2021 22:45 25.10.2021 22:45 Incidenti i tmerrshëm që rezultoi në vdekjen e një personi në një set filmi javën e kaluar, ka lënë pikëpyetje rreth përdorimit të armëve të zjarrit në industrinë e filmit. Përgjegjësia për përdorimin e armëve i takon ekspertit të armatimit të secilit prodhim. Ata sigurojnë armët kur ato nuk përdoren dhe udhëzojnë aktorët për përdorimin e duhur dhe të sigurt të tyre. Ata gjithashtu ngarkojnë armët e zjarrit dhe i kontrollojnë para dhe pas çdo skene. Nuk ka asnjë grup rregullash përfundimtare për përdorimin e armëve të zjarrit në industrinë e filmit, transmeton Klankosova.tv Sipas agjencisë së lajmeve AP, agjencia federale amerikane e sigurisë në vendin e punës nuk e rregullon sigurinë e armëve në set, dhe shumë shtete ia lënë industrisë të krijojë dhe të ndjekë rregullat e veta. Profesori Dan Leonard nga Universiteti Chapman në Kaliforni, i specializuar në rregulloret në skenë, ka thënë se në përgjithësi i lihet industrisë të zhvillojë dhe kontrollojë udhëzimet dhe ato udhëzime nëse ndiqen mund të lejojnë që armët e zjarrit të përdoren në mënyrë të sigurt në set. Incidentet si ai në xhirimet e Rust janë tepër të rralla, por thirrjet janë rritur për ndalimin e armëve reale të zjarrit në setet e filmit, me një peticion që mbledh më shumë se 23 mijë nënshkrime deri të hënën. Aktori Olivia Wilde ishte ndër ata që dhanë mbështetje. Senatori i Kalifornisë, Dave Cortese, ka thënë se do të nxirrte një projektligj që ndalon municionet e drejtpërdrejta në setet e filmave.