Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Cilat janë nëntë ëndrrat që i shohim më së shpeshti?

NULL NULL
17.03.2016 15:00

Edhepse shumë prej psikologëve kanë hequr dorë nga interpretimi i ëndrrave, psikologu Ian Wallace, ka interpretuar më shumë se 150.000 ëndrra përgjatë 30 viteve karrierë.

Këto janë disa nga ëndrrat më të shpeshta që ne shohim si dhe interpretimi i tyre.

9

  1. Gjetja e një dhome të zbrazët

Dhomat e një shtëpie përfaqësojnë aspekte të ndryshme të karakterit tuaj. Gjetja e një dhome të zbrazët nënkupton qe jeni duke zbuluar një talent për të cilin nuk keni qenë në dijeni më parë.

8

  1. Veturë jashtë kontrollit

Vetura përfaqëson aftësitë tuaja për të bërë progres drejt objektivave specifike. Në jetën e zgjuar mund të ndjeheni që nuk keni kontroll mbi rrugën drejt suksesit.

 7

  1. Rënia

Ndjenja që jeni duke rënë në ëndërr nënkupton që jeni të lidhur ngushtë ndaj ndonjë situate specifike në jetën e zgjuar. Keni nevojë që të relaksoheni!

6

  1. Fluturimi

Të qenit i aftë të fluturoni nënkupton që keni liruar veten nga rrethana të ndryshme që ju kanë rënduar në jetën e përditshme.

 5

  1. I/e pa përgatitur për një provim

Provimet janë forma e të gjykuarit të aftësive tuaja performuese, kjo nënkupton që ju jeni duke e vlerësuar/kritikuar performancën tuaj në jetën e zgjuar.

4

  1. Lakuriq në publik

Ne i zgjedhim rrobat tona që të prezantojmë një imazh për njerëzit rreth nesh. Të qenit lakuriq në publik tregon që ekziston një situatë në jetën tuaj të zgjuar që ju bën të ndjeheni të ekspozuar dhe të ndjeshëm.

 3

  1. Pamundësia për të gjetur tualet

Tualeti na shërben për t’ju përgjigjur nevojave tona bazike, andaj kjo tregon që ekziston një problem në jetën e zgjuar rreth të cilit keni nevojë që të shprehni nevojat tuaja.

 2

  1. Rënia e dhëmbëve

Dhëmbët tuaj simbolizojnë sa keni vetëbesim dhe sa të fuqishëm ndiheni, kështuqë ndonjë situatë në jetën tuaj po ju shkakton lëkundje në vetëbesimi.

 1

  1. Të qenit i ndjekur

Ekziston një problem në jetën tuaj që doni të përballeni me të, mirëpo nuk e dini mënyrën se si.

 

 

lajme të ngjashme