Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Cilat janë gjasat për koalicionin LDK – Vetëvendosje?

NULL NULL
20.08.2019 20:35

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Partia Socialdemokrate janë të parat që firmosën koalicion parazgjedhor.

Artan Muhaxhiri, njohës i çështjeve politike, tha në Info Magazine të Klan Kosovës se ky koalicion është pragmatik, jo i nxitur nga ndonjë pëafrim programor dhe ideologjik.

“Në periudhën paszgjedhore edhe përqindjet më të vogla luajnë rol. Ky është një koalicion pragmatik nga i cili AAK-ja synon ta rritë përqindjen në raport me LDK-në dhe VV-në, ndërsa PSD-ja ta maksimalizojë rezultatin në garën e parë zgjedhore si subjekt”.

“PSD edhe e vetme do ta kalonte pragun, por kur lista është e përbashkët atëherë zakonisht rriten votat për partitë më të vogla”.

 

Artan Muhaxhiri

Muhaxhiri mendon për një koalicion të mundshëm ndërmjet Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe Lëvizjes Vetëvendosje.

“Nëse eventualisht do të ndodhë një koalicion ndërmjet LDK-së dhe VV-së – atëherë do ta kemi një qeveri me 61 vota pa Listën Serbe. Do ta krijohej një lloj entuziazmi prej të cilit do të përfitonin të dyja partitë”.

“Por, në aspektin racional politik vështirë se do të ndodhë një koalicion ndërmjet këtyre dy partive sepse janë krejtësisht të ndryshme. LDK-ja ka qenë shumë vite në pushtet qendror, kurse VV-ja asnjëherë. Për të ndodhur ky koalicion të dyja partitë duhet të bëjnë kompromise të mëdha”.

“LDK i frikësohet Lëvizjes VETËVENDOSJE! në aspektin e mentalitetit politik, posaçërisht në idetë e Lëvizjes për luftën kundër korrupsionit dhe funksionimit institucional”.

“LDK, PDK, AAK, NISMA dhe AKR pushtetin e shohin edhe si mundësi për përfitime personale dhe të grupeve klanore, por Lëvizja VETËVENDOSJE! e pretendon një qasje tjetër. Apriori LDK do ta ketë të qartë se me VV-në do ta ketë vështirë ta bëjë politikë sikur ka bërë në 20 vjetët e kaluara”.

“Kjo është njëra ndër arsyet pse Lëvizja VETËVENDOSJE! nuk është aq e dëshirueshme si partnere qeverisëse për LDK-në”.

klankosova.tv

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.