Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Cilat janë 26 arsyet për dorëheqjen e Kurtit? (VIDEO)

NULL NULL
nga Flamur Gajtani 09.04.2024 20:39

Njëzetegjashtë ligje e procese Gjykata Kushtetuese i rrëzoi në tërësi apo i ktheu për plotësim që kur Qeveria Kurti 2 mori mandatin.

Kjo e bën këtë legjislaturë kampion në shkelje të aktit më të lartë juridik, që të martën shënoi 16 vjetorin e hartimit, raporton Klan Kosova.

Reformat për drejtësi, ligji për paga e ai për zyrtarë publikë janë vetëm disa nga nismat që lanë gjurmë mbi Kushtetutë.

Ky numër i lartë i cenimeve, politologu Albinot Maloku beson se e dëmton besimin mbi dokumentin më të vlefshëm.

Mosreflektimi i ekzekutivit po shihet si problematik, e që sipas Institutit Kosovar për Drejtësi, synon ndërhyrjen në drejtësi.

Kushtetuta e Kosovës është miratuar më 9 prill 2008, teksa hyri në fuqi më 15 qershor të atij viti.

lajme të ngjashme