Cila ishte storja e parë si gazetar?, Adriatik Kelmendi përmend presidentin Rugova dhe veprimtarin Demaçi - Klan Kosova


Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Cila ishte storja e parë si gazetar?, Adriatik Kelmendi përmend presidentin Rugova dhe veprimtarin Demaçi

NULL NULL
06.02.2023 23:41

Drejtori i përgjithshëm i Klan Kosovës, Adriatik Kelmendi, në një rrëfim krejt tjetër nga prej herave të tjera, është rikthyer në kohë, duke zbuluar edhe storjen e tij të parë prej gazetari.

Siç e kujton, Kelmendi storjen e tij të parë, e kishte realizuar nga një konferencë e presidentit historik të Kosovës, Ibrahim Rugovës, përcjell klankosova.tv.

*Cila ka qenë storja jote e parë?

”Besoj kam shku, menjëherë në konferencën e Ibrahim Rugovës, të premten”, u përgjigj ai me nostalgji.

Ai veç kësaj, përmend se po ashtu ndër ditësh kishte qenë pjesë edhe e konferencës për shtyp të veprimtarit të çështjes kombëtare, Adem Demaçi, i cili asokohe, kishte refuzuar të shkonte në Rambuje.

”Po i mbaj mend, shembull kam qenë edhe aty në konferencën për shtyp të Adem Demaçit, kur ka vendos të mos shkojë në Rambuje”.

Në intervistën me Berat Buzhalën, ai u shpreh se pas rastit të plaçkitjes në Tiranë, fatmirësisht, kishte zënë hapin në kohë, me studime në Kosovë por edhe me profesion.

”I falënderoj shumë ata që kanë hy me na plaçkit në Tiranë, sepse shpesh e mendoj se si kish qenë edhe rrjedha e karrierës time sikur edhe unë të rrisha në Tiranë, së paku edhe luftën ta kaloja atje”.

”E zura hapin me studime në Kosovë, fillova të punoj në profesion, dhe shkoi gjithçka në rregull”.

Adriatik Kelmendi tha se kur nisi rrugëtimin prej gazetari, ishte vetëm 20 vjeçar, kurse me t’u bërë 23, ai kishte gëzuar edhe detyrë të re, duke u bërë redaktor.