Cila është data kur Albina Kelmendi dhe familja e saj, do ta performojnë “Duje” në “Eurovision 2023”? NULL NULL 01.02.2023 18:22 01.02.2023 18:22 Festivali evropian i këngës “Eurovision Song Contest 2023” këtë vit do të mbahet në Liverpul të Britanisë së Madhe dhe ani pse disa shtete nga Ballkani kanë refuzuar pjesëmarrjen për këtë vit, Shqipëria e ka konfirmuar një të tillë. Këngëtarja nga Kosova, Albina Kelmendi bashkë me familjen e saj dhe këngën “Duje” do ta përfaqësojnë Shqipërinë në “Eurovision-in” e sivjetmë, teksa ata do të performojnë me datë 11 maj përcjellë Klankosova.tv. Shtetet me të cilat Shqipëria do të garojë në gjysmëfinalen e këtij kompeticioni janë: Armenia, Belgjika, Qiproja, Danimarka, Estonia, Greqia, Islanda, Romania, Australia, Austria, Gjeorgjia, Lituania, Polonia, San Marino dhe Sllovenia. “Eurovision Song Contest 2023” do të mbahet me datat 9, 11 dhe 13 maj të këtij viti. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Arte pamore Instalacioni “Mendoj për Ty” i artistes Xhafa-Mripa u shfaq edhe në hapësirat publike të Strasburgut 3 orë më parë
Kulturë Oasis rikthehet pas 16 vjetësh, Liam dhe Noel Gallagher dalin dorë për dore në skenë 9 orë më parë
Kulturë Kalaja e Gjirokastrës “magnet” për turistët, në 6-mujorin e parë të këtij viti, mbi 100 mijë turistë 1 day