Çikat e Kosovës i “rrëmbejnë” medaljet e arta në Kroaci NULL NULL 22.03.2022 08:14 22.03.2022 08:14 Çikat e Kosovës po shkëlqejnë kudo. Në art, muzikë por edhe në sport. Dhe atë në sportet luftarake si xhudo, boks, e tash edhe në karate. Ato i rrëmbyen medaljet e arta në garat e karatesë në Kroaci. Fillimisht Qëndresa Ibrahimi, është shpallur kampione në kategorinë -54 kg në turneun ndërkombëtar Grand Prix Croatia. E më pas edhe Ermira Maqedonci, mori medaljen e artë në kategorinë deri në 34 kilogramë në stilin “Kumite”. Njëkohësisht Kosova ka arritur të renditet më lart në klasifikim sesa Serbia. Kosova edhe me një çikë të artë, këtë herë në karate