Cigaret Elektronike ndikojnë në funksionimin e enëve të gjakut NULL NULL 25.08.2019 21:30 25.08.2019 21:30 Një studim i ri ka treguar ndryshimet në funksionin kardiovaskular pas konsumimit të cigareve elektronike, megjithëse në këtë rast ato nuk përmbajnë as nikotinë. Studimi, i botuar të martën në revistën Radiology, arriti në përfundimin se tymosja ndikon përkohësisht në funksionimin e enëve të gjakut tek njerëzit e shëndetshëm. Duke përdorur skanimet e MRI, studimi tregon ndryshimet në rrjedhën e gjakut brenda arteries femorale në këmbë pas vetëm një përdorimi. Studiuesit nuk mund të përcaktojnë se cili kimikat mund të jetë përgjegjës për ndryshimet që vëzhguan. “Pas disa minutash, gjithçka normalizohet. Dikush mund të thotë, punë e madhe, asgjë nuk ndodh. Por nëse dikush tymos cigare elektronike vazhdimisht ekziston mundësia që me kalimin e kohës gjërat të mos kthehen në normalitet aq lehtë”, tha autori i studimit Felix W. Wehrli, profesor i shkencës radiologjike dhe biofizikës në Shkollën e Mjekësisë Perelman të Universitetit të Pensilvania. Ndryshimet që ekipi i tij i kishte analizuar tek 31 persona reflektojnë të njëjtat procese ku dihet se po fillojnë hapat e parë në zhvillimin e sëmundjes kardiovaskulare. Megjithatë ai theksoi se kjo kërkon vite për t’u zhvilluar. Ekspertët thonë se studimi mbetet në fazat e tij të hershme, si disa të tjera që shpesh zhvillohen në laborator ose tek kafshët. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Shëndet Qentë mund të zbulojnë stresin e traumës duke nuhatur frymën e njerëzve, tregon studimi 18 orë më parë
Këshilla mjekësore Njerëzit me rrezik gjenetik për obezitet duhet të ushtrojnë më shumë për të qëndruar të shëndetshëm 18 orë më parë