Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Çifti refugjat sirian i vë foshnjës emrin e kryeministrit kanadez

NULL NULL
07.05.2017 18:06

Një çift sirian që ka ikur nga vatrat e luftës për të nisur një jetë të re në Kanada, ka pagëzuar foshnjën e sapolindur, Justin Trudeau.

Kjo për nder të kryeministrit të këtij shteti, Justin Trudeau, i cili ka pasur politika ta hapura karshi refugjatëve, shkruan The Independent, transmeton Klan Kosova.

Muhammad dhe Afra Bilan kishin arritur në Montreal në muajin shkurt të këtij viti – kur Kanadaja po kalonte nëpër një dimër të acartë.

Ata me vete kishin edhe të bijën e tyre, Naya – katër vjeçare dhe të birin Nael – tre vjeçar.

E pas arritjes atje, familja e tyre është rritur. Ata shprehën respektin e madh ndaj Trudeau që ka strehuar mbi 40 mijë refugjatë sirianë në Kanada, duke ia ven emrin e tij fëmijës së tyre.

“E duam këtë burrë, e çmojmë shumë. Ai i ka ndihmuar shumë refugjatët. Ai është arsyeja se pse ne jemi në Kanada”, ka thënë Afraa Bilan.

lajme të ngjashme