Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Çifti luftoi mes vete me thika, e gënjyen policinë (VIDEO)

NULL NULL
31.10.2024 20:30

Një çift nga Ferizaj ka përfunduar në prangat e policisë.

Gruaja fillimisht kishte raportuar se është sulmuar me mjet të mprehtë nga një e panjohur.

Por më pas, organet e sigurisë zbuluan se lëndimet ajo i kishte marrë si pasojë e përleshjes me bashkëshortin, raporton Klan Kosova.

Më pas, të dy pranuan tretman mjekësor dhe u shoqëruan në stacionin e policisë, ku janë ndaluar për 48 orë.

Tashmë mbi ta rëndojnë dyshimet për tri vepra penale – përveç lëndimit të rëndë trupor dhe dhunës në familje, edhe për deklarim të rremë. /Klankosova.tv

Kronikë nga gazetarja: Altiana Zogaj

lajme të ngjashme