Çifti kuptoi që ishin takuar 30 vjet më parë NULL NULL 11.11.2015 17:00 11.11.2015 17:00 Amy Giberson dhe Justin Punders janë një çift, që tani e kanë kuptuar që takimi i tyre i parë ishte para 30 vjetëve. Çifti tani e kuptuan se kur ishin tre vjeçar ndiqnin të njëjtën shkollë për parashkollor, dhe kanë luajtur e kanë fjetur së bashku. Por më pas jeta i kishte përplasur nëpër drejtime të ndryshme, transmeton Klan Kosova. 30 vjet më pas, ata u takuan në një rrjet social për takime. Pasi filluan lidhjen, pas një viti teksa po flisnin për “dashurinë” e tyre të parë Giberson i tregoi për një vajzë që kishte të njëjtin emër si ajo, Amy. Më pas kuptuan që të dy ishin në të njëjtën shkollë, dhe u kërkuan prindërve të tyre nëse kishin ndonjë fotografi nga ajo kohë. “Nëna e Justin gjeti një fotografi të ne të dyve së bashku dhe unë fillova të qaj”. “E kuptuam që isha unë ajo Amy që atij i kisha pëlqyer për shumë vite”. “Pra, ne ishte e destinuar që kjo gjë të ndodhte”.