Chrome OS sheh fundin NULL NULL 31.10.2015 09:24 31.10.2015 09:24 Duke pasur vetëm 3% të tregut Google ka vendosur që t'i jap fund sistemit të vet operativ, Chrome OS. Sistemi operativ për kompjuter i Google-it, Chrome, do të zëvendësohet së shpejti me Android-in. Chrome OS përdoret më shumë tek kompjuterët portativë, i cili është vlerësuar më shumë për sigurinë e përdoruesit. Së shpejti, fansat e Google-it do të përdorin një version të Android-it tek kompjuterët e tyre. Sipas Wall Street Journal, Google po planifikon të shkrijë sistemin e saj operativ Chrome për kompjuterët personalë me sistemin e operimit nga pajisjet mobile, Android-in. Sistemi operativ Chrome nuk është edhe aq i përdorur; ai fuqizon vetëm 3% të kompjuterëve në ë gjithë botën, ndërsa Android është sistemi operativ më i përdorur në telefonat inteligjentë dhe pajisjet e tjera elektronike. Ekspertë të sigurisë mendojnë se Google ka marrë një vendim të gabuar, pasi, sipas tyre, sistemi operativ Chrome është vlerësuar më shumë për sigurinë e lartë që iu ofronte përdoruesve dhe bashkimi me Android-in mund të rrezikojë sigurinë e përdoruesve.