Christine Lagarde zgjedhet në krye të Bankës Qendrore Evropiane NULL NULL 17.09.2019 19:14 17.09.2019 19:14 Parlamenti Europian mbështeti sot zgjedhjen e ish-kreut të Fondit Monetar Ndërkombëtar, Christine Lagarde si presidente e ardhshme e Bankës Qendrore Europiane (BQE). Në një votim të fshehtë, 394 deputetë të BE-së votuan pro, 206 kundër dhe 49 abstenuan. Emërimi i Lagarde do të konfirmohet zyrtarisht nga drejtuesit e BE në samitin e tyre të ardhshëm, në datat 17-18 tetor. Lagarde u emërua në korrik për të pasuar postin e shefit të BQE, Mario Draghi, si pjesë e një pakete të emërimeve të larta në BE, njofton Parlamenti Evropian përcjellë Klan Kosova. Ajo do të jetë gruaja e parë që do të marrë këtë post. Detyra kryesore e BQE është ruajtja e stabilitetit të çmimeve në eurozonë. Për këtë syim, kërkon të ruhet inflacioni në më pak se 2%. Inflacioni ka qenë duke u ulur ndjeshëm për disa muaj. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Çitaku: Edhe më të rrezikshme se kërcënimi me bombë janë prirjet totalitare të LVV-së 2 minuta më parë
Kosova Reqica: Ndjehem i sigurt, e besova nga fillimi se alarmi për bombë ishte i rrejshëm 11 minuta më parë
Kosova Haradinaj për qëndrimin e Berishës: Shumë mirë ka thënë – ta shohim si votoj kur vjen momenti 15 minuta më parë