Christina Perri do të bëhet nënë e një vajze NULL NULL 23.05.2022 22:32 23.05.2022 22:32 Këngëtarja 35-vjeçare, Christina Perri, është në pritje të një vajzë, me bashkëshortin e saj, Paul Costabile. Perri kishte përjetuar më parë një humbje shtatzënie në nëntor 2020. Këngëtarja shpërndau një video të hënën në Instagram që tregonte Carmella, vajzën e saj 4-vjeçare, duke hapur një dhuratë për të gjetur një sonogram brenda. “Rozi i dërgoi Carmellas një motër të vogël dhe ne jemi shumë të emocionuar. Ne kemi pasur të gjitha ndjenjat, por kryesisht duke u përpjekur çdo ditë të zgjedhim gëzimin”, ka shkruar Perri postimin. Perri dhe Costabile u martuan në dhjetor 2017 dhe mirëpritën në jetë Carmellan vitin e ardhshëm. Perri ishte në pritje të një vajze kur përjetoi humbjen e shtatzënisë në vitin 2020, përcjell Klankosova.tv “Mbrëmë humbëm vajzën tonë. Ajo lindi e heshtur pasi luftoi aq shumë për të arritur në botën tonë. Ajo është në paqe tani dhe do të jetojë përgjithmonë në zemrat tona”, tha Perri në Instagram në atë kohë. Perri është e njohur për këngët “Jar of Hearts” dhe “A Thousand Years”. Ajo publikoi albumin e saj të dytë në studio, “Head or Heart”, në 2014, dhe një album me ninulla, “Songs for Carmella”, në 2019.