Chrissy Teigen do t’i heqë implantet e gjoksit NULL NULL 28.05.2020 09:29 28.05.2020 09:29 Kur Chrissy Teigen shkroi në Twitter se do t’i nënshtrohej një operacioni, njerëzit patën pyetje. Në një postim në Instagram, modelja shpjegoi së fundmi operacionin misterioz – do të heqë implantet e gjoksit. Në mars, Teigen tha se ka vendosur implante në gjoks kur ishte në moshën 20-vjeçare. “Po, e kam bërë gjoksin kur isha 20 vjeç,” tha ajo për Glamour. “Por më vonë vijnë në jetë fëmijët dhe gjoksi mbushet me qumësht.” Asokohe, Chrissy tha se po konsideronte faktin e heqjes së impanteve, por nuk ishte e sigurt dhe ndihej e frikësuar nga operacioni, por mesa duket tashmë e ka ndarë mendjen. Në një foto ku shfaqet topless në Instagram, Chrissy shkroi se “implantet e kanë kufizuar përsa i përket pjesës së veshjeve dhe nuk ndihet rehat”. Nuk është hera e parë që Teigen flet për ndërhyrjet estetike. Në një intervistë për Refinery29, ajo tha se ka hequr dhjam në zonën afër sqetullave. View this post on Instagram Hi hi! So I posted myself getting a covid test on the twitter, as I’m getting surgery soon. A lot of people are understandably curious (and nosey!) so I’ll just say it here: I’m getting my boobs out! They’ve been great to me for many years but I’m just over it. I’d like to be able to zip a dress in my size, lay on my belly with pure comfort! No biggie! So don’t worry about me! All good. I’ll still have boobs, they’ll just be pure fat. Which is all a tit is in the first place. A dumb, miraculous bag of fat. ❤️ A post shared by chrissy teigen (@chrissyteigen) on May 26, 2020 at 3:55pm PDT /anabel *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.