Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Chrissy Teigen dhe John Legend e vënë në shitje shtëpinë e tyre në New York

NULL NULL
22.01.2022 08:41

Chrissy Teigen dhe John Legend kanë nxjerrë në treg pronën e tyre në New York për 18 milionë dollarë.

Modelja 36 vjeçe dhe këngëtari kanë vendosur të nxjerrin në shitje pronën e tyre në Manhattan, pasi planifikojnë të kalojnë më shumë nga koha e tyre në Bregun Perëndimor.

“Ne e kemi kuptuar se për shkak të punës dhe gjithçkaje, ne me të vërtetë do të jemi kryesisht në Los Angeles. Kështu që , ne do të fokusojmë energjinë tonë për ndërtimin e shtëpive dhe energjinë e rinovimit në atë që po bëjmë në Los Angeles”, tha Legend.

Çifti bleu një njësi për 9.02 milionë dollarë më 2018 dhe tjetrën për 7.7 milionë dollarë më 2020, raporton Ktbs, përcjell Klankosova.tv.

Fillimisht ata kishin planifikuar t’i kombinonin njësitë në një apartament nën çati të dyfishtë, por nuk e përfunduan kurrë punën e rinovimit.

lajme të ngjashme