Chris ndihmon Dakotën që të kyçet në Zoom (VIDEO) NULL NULL 24.01.2022 19:24 24.01.2022 19:24 Dakota Johnson mori pjesë në programimin virtual të Festivalit të Filmit Sundance për filmin e saj, Cha Cha Real Smooth. Instituti Sundance pati një video me pyetje dhe përgjigje me aktorët dhe ekipin e filmit, që u zhvillua përmes platformës Zoom fundjavën e kaluar. Secili anëtar i kastit dhe ekuipazhit u prezantua përmes Zoom-it dhe u shfaq pas kësaj. Kur u prezantua emri i Dakotës, u deshën disa sekonda që ajo të shfaqej dhe kur më në fund u shfaq, Chris Martin, i dashuri i saj, ishte në sfond dhe dukej se po e ndihmonte të lidhej. Dakotës iu duk shumë qesharake teksa qeshi, ndërsa Chris doli nga dhoma! Këtë moment mund ta shihni në minutën 1:40 në videon e bashkëngjitur më poshtë.