CHL: Mësohen të gjitha përballjet e fazës së Ligës NULL NULL 28.08.2025 19:22 28.08.2025 19:22 Është kompletuar shorti i ligës për fazën e parë të Champions League, ku do të ketë përballje tejet interesante. Ndër përballjet më interesante do të jenë të kampionit aktual, PSG, ku do të ndeshen me Bayernin, Barcelonën, Leverkusenin, Tottenhamin e Bilbaon. Super derbi ka ofruar edhe shorti i Real Madridit, të cilët do të ballafaqohen me Cityn, Liverpoolin, Juventusin e Mareille. Në anën tjetër, Cityn e ka vënë përballë shorti ndaj Dortmundit, Leverkusenit, Napolit të Amir Rrahmanit e Galatasarayt. Kurse, Bayerni do të përballet me Chelsean, Parisin, Arsenalin, PSV-në e Club Brugge, njofton Klankosova.tv. Kampioni i Anglisë, Liverpooli përballë në fazën e parë përveç Realit do ta ketë edhe Interin, Atletico Madridin, Eintrach Frankfurtin, PSV-në e Marseillen. Interi përveç Liverpoolit do të përballet me Dortmundin, Arsenalin e Atletico Madridin. Ndërsa, Barcelona ka short më të lehtë, ku përveç PSG-së e Chelseat, ndeshjet e tjera do të jenë më të lehta, pasi do të përballen me Eintrach Frankfurtin, Club Brugge, Olympiacos, Slavia Praha, Copenhagen e Newcastle.