Chivu: Nuk ekziston dështimi për Interin, e eliminoi Bayernin e Barcelonën NULL NULL 15.06.2025 12:10 15.06.2025 12:10 Trajneri i ri i Interit, Cristian Chivu, u prezantua zyrtarisht para shtypit për herë të parë në orët e para të mëngjesit të së dielës nga baza stërvitore e ekipit për Kupën e Botës për Klube në UCLA, ku foli për planet, projektin dhe synimet e tij për turneun që po zhvillohet në Shtetet e Bashkuara. Ai tha se Kupa e Botës është një moment unik për futbolli global, duke shtuar se është kompeticion i pazakontë, por i bukur. Derisa, për kundërshtarin, Monterrey, Chivu tha se i kanë studiuar, edhe pse mund të ndryshojnë taktikë pasi kanë ndryshuar edhe trajneri. “Janë 32 ekipe nga e gjithë bota dhe është një moment unik për futbollin global. Çdo ekip këtu do të dëshirojë të japë gjithçka. Jemi në fund të sezonit, por jemi këtu për të bërë më të mirën tonë”. “Ne studiuam në video, e dimë që ata kanë ndryshuar trajner, ndoshta kanë bërë disa ndryshime. Ata luajnë në një mënyrë proaktive, vertikalisht, ata gjithashtu kanë disa lojtarë të mirë individualë”, tha Chivu, transmeton Klankosova.tv Ndërkaq, sezonin e Interit ai nuk e konsideroi si të dështuar. Madje, Chivu rikujtoi se Interi e eliminoi Bayernin dhe Barcelonën, si ekipet më të mira në Evropë nga Champions. “Detyra e një ekipi dhe e trajnerit është që gjithmonë të japin gjithçka, për mua nuk është një sezon i dështuar. Interi eliminoi Bayernin dhe Barcelonën, ata konsideroheshin si një nga ekipet më të mira në Evropë disa javë më parë. Dështimi nuk ekziston: gjithmonë duhet të përpiqesh deri në fund, dështimi është kur gjen justifikime ose kërkon alibi. Duke qenë me lojtarët, nuk kam parë njerëz që tregojnë me gisht dhe kërkojnë fajtorë”. / Klankosova.tv *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Futboll Djaloshi shqiptar që bëri simbolin e shqiponjës para Ronaldos: Ndjenjë shumë e mirë (VIDEO) 1 day