Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Chiellini: Mezi pres të hapet EURO 2020

NULL NULL
11.06.2021 18:27

Mbrojtësi i Italisë, Giorgio Chiellini është shprehur entuziast në prag të ndeshjes hapëse të Kampionatit Evropian mes Turqisë dhe Italisë.

Chiellini mes tjerash ka thënë se do të jetë një mbrëmje plot me emocione.

“Ne do ta jetojmë këtë me zemërgjerësinë e një grupi që ka ndjenjë përgjegjësie dhe një dozë çmendurie”, është shprehur Chiellni, shkruan Goal, transmeton Klankosova.tv.

Kujtojmë se sontë në ora 21:00 do të nis ndeshja hapëse e Kampionatit Evropian 2020 në mes Turqisë dhe Italisë.

Këtë ndeshje do të keni mundësi ta ndiqni përmes “live updates” në Klankosova.tv, ku do të ju mbajmë të informuar për çdo gol, rast të mirë shënimi, karton të verdhë dhe çdo detaj tjetër interesant.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.