Chicago “çmend” Lakersin, për 12 sekonda shënon 3 trepikësha dhe fiton (VIDEO) NULL NULL 28.03.2025 04:09 28.03.2025 04:09 Realizimi i Josh Giddey nga më larg se gjysma e fushës Chicago Bulls kanë krijuar një prej rikthimeve më të çmendura në historinë e NBA. 12 sekonda para përfundimit të ndeshjes, LA Lakers po udhëhiqte me pesë pikë diferencë, 115-110. Por Bulls assesi nuk e kishte ndërmend të dorëzoheshin, pavarësisht se një rikthim brenda aq pak sekondave, dukej i pamundur. Pasi fillimisht realizojnë 3 pikë, duke e ngushtuar në dy diferencën, Chicago e vjedhin shpejt topin, kur kishin ngelur edhe 8 sekonda lojë dhe Coby White godet menjëherë treshen tjetër, për epërsi 105-106, raporton Klankosova.tv LA del shpejt para pas një ‘Time-Out’ dhe arrijnë ta rikthejnë avantazhin me anë të Austin Reaves në 107-106, duke lënë vetëm 3 sekonda lojë. Josh Giddey pranon topin dhe nga më larg se gjysma e fushës gjuan, për të shënuar dhe vendosur fitoren e ‘çmendur’ 109-107. Realizimi i Josh Giddey nga më larg se gjysma e fushës LA Lakers madje në çerekun e fundit, kishin epërsi edhe prej 18 pikëve, 96-78, njofton Klankosova.tv Më poshtë mund ta shikoni momentin kulminant, kur Giddey vulos triumfin. Outrageously awesome performances from Bulls announcers Adam Amin and Stacey King on this crazy finish. pic.twitter.com/poEXT2iYNO — Jimmy Traina (@JimmyTraina) March 28, 2025 ;