Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Cheryl thotë se perceptimi i saj mbi jetën ndryshoi pasi u ‘ra në dashuri’ me meditimin

NULL NULL
16.06.2021 17:42

Cheryl i ka vlerësuar praktikat e saj të meditimit dhe jogas si burimin e jetës së saj të re.

Ish-këngëtarja e grupit “Girls Aloud” ka hequr dorë nga jeta e yllit për të bërë një jetë të thjeshtë dhe të shëndetshme.

Pas mbylljes së vendit ku ajo jeton si pasojë e pandemisë, këngëtarja vendosi të qëndrojë larg mediave sociale dhe iu përkushtua vetës, duke ndryshuar kështu tërë jetën e saj, shkruan Mirror, transmeton Klan Kosova.

Është meditimi ai që i ka ndihmuar Cherylit të kalonte ankthin e saj të brendshëm dhe të ndryshonte perceptimet mbi jetën.

“Dikur mendoja se si është të meditosh, i dëgjoja njerëzit që flisnin për këtë gjë, por nuk i kuptoja”, tha ndër të tjera Cheryl.

Ndërsa, kur bëhet fjalë për ushtrime, Cheryl preferon më shumë ato relaksuese sesa lëvizjet me intensitet të lartë.

lajme të ngjashme