Cher padit vejushën e Sonny, i kërkon 1 milion dollarë NULL NULL 14.10.2021 10:11 14.10.2021 10:11 Cher ka paraqitur dokumente për të paditur vejushën e Sonny Bono, Mary. Artistja 75-vjeçare pretendon se Mary ka mbajtur të drejtën e honorareve nga këngët e suksesshme të Cher me Sonny nga vitet 1960. Deadline raporton se Cher po e akuzon atë që e ka mbajtur atë nga ndarja e honorareve në hite të tilla si “I Got You Babe” dhe “The Beat Goes On”. Këngëtarja po kërkon 1 milion dollarë dëmshpërblim, sipas padisë që u ngrit këtë javë. Pas divorcit të tyre në 1975, Cher dhe Sonny kishin rënë dakord t’i ndanin të ardhurat nga këngët që regjistruan bashkë. Mary është gruaja e katërt dhe e fundit e Sonny, dhe Cher thotë se ajo ka “zhbërë” pronësinë e Cher mbi të drejtat dhe honoraret, por nuk specifikon se si ndodhi kjo. Sonny vdiq më 1998 në moshën 63 vjeç.