Chelsea turpërohet nga Flamengo në Kupën e Botës NULL NULL 20.06.2025 22:54 20.06.2025 22:54 Chelsea është mposhtur me rezultat 3-1 nga Flamengo në ndeshjen e dytë të Kupës së Botës për Klube. Londinezët ishin në epërsi gjatë pjesës së parë, ku Neto realizoi për 0-1 në minutën e 13-të të takimit. Por, Flamengo barazoi rezultatin në minutën e 62-të me Bruno Henriquen, ndërsa vetëm pas tre minutash, Danilo e kaloi ekipin brazilian në epërsi për herë të parë në ndeshje. Punët u përkeqësuan edhe më tepër për Chelsean, kur në minutën e 68-të Jackson u ndeshkua me karton të kuq, njofton Klankosova.tv. Kurse, në minutën e 83-të, Ëallace Yan realizoi për rezultatin përfundimtar, 3-1. Me këtë fitore, Flamengo gjendet në pozitën e parë me gjashtë pikë, kurse Chelsea në të dytën me 3 sosh. Pozitat tre dhe katër i ndajnë Esperance Tunis dhe Los Angeles, të cilët s’kanë arritur të grumbullojnë asnjë pikë në ndeshjen e parë të zhvilluar. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.