Chelsea pranon ofertën për Begovic NULL NULL 30.05.2017 17:19 30.05.2017 17:19 Chelsea ka pranuar ofertën prej 10 milionë eurosh nga Bournemouth për portierin e tyre Asmir Begovic. Portieri ende pritet t’i pranojë kushtet për të nënshkruar me këtë skuadër, dhe ende priten t’i bëhen testet mjekësore. Ai ishte pritur të largohet nga kampionët gjatë janarit por si duket tani nuk ka dyshim për largimin e tij.