Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Chelsea, gati ta shesë Emerson Palmierin

NULL NULL
17.12.2020 20:56

Transferimi në verë i Ben Chilwell tek Chelsea e ka vështirësuar shumë situatën e Emerson Palmierit, i cili këtë sezon, nën drejtimin e Franck Lampard, është aktivizuar vetëm një herë në Premier League, shumë pak për një lojtar si braziliani.

Futbollisti kërkohet nga Interi dhe jo vetëm, por sipas menaxherit të 26-vjeçarit, Fernando Garcia, blutë e Londrës nuk dëshirojnë ta huazojnë mbrojtësin, por ta shesin atë përfundimisht, pasi klubi ka nevojë për para kesh. Ai tha se disa klube kanë shfaqur interes për ta blerë kartonin e Emerson Palmierit, por shtoi se për momentin është më mirë të mos përmenden emra./supersport.al/

 

lajme të ngjashme