Chelsea gati ofertën për mbrojtësin e Bayernit NULL NULL 07.01.2026 16:45 07.01.2026 16:45 Foto: AP Trajneri i ri i Chelseat, Liam Rosenior, ka kërkuar përforcim në mbrojtje dhe emri kryesor është Kim Min-Jae. Qendërmbrojtësi i Bayern Munich nuk është titullar i rregullt dhe londinezët janë të gatshëm të paguajnë rreth 25–30 milionë euro për shërbimet e tij. Bayern nuk e përjashton largimin, ndërsa Chelsea shpreson ta mbyllë marrëveshjen së shpejtë që është e mundur. /Klankosova.tv