Chelsea gati 90 milionë euro për sulmuesin e 22 golave sivjet në Premier League NULL NULL 06.05.2026 13:34 06.05.2026 13:34 Chelsea ka shënjestruar sulmuesin e Brentfordit, Igor Thiago, si përforcimin kryesor për sezonin e ardhshëm. Braziliani 24-vjeçar po shkëlqen në Premier League me 22 gola, duke u renditur menjëherë pas Erling Haaland në listën e golashënuesve. Ndonëse Chelsea po kalon një sezon të vështirë, drejtuesit e klubit londinez janë gati të paguajnë 90 milionë euro për të mposhtur konkurrencën e Manchester United. Sipas mediave britanike, Brentfordi nuk pranon asnjë ofertë nën këtë shifër, duke përfituar nga kontrata e gjatë e lojtarit që skadon në vitin 2031.