Charles III zyrtarisht mbret (VIDEO) NULL NULL 10.09.2022 20:55 10.09.2022 20:55 Charles III të shtunën është shpallur mbret i Mbretërisë së Bashkuar. Ai u dërgua nën masa të rrepta sigurie në Pallatin St James në Londër, e në hyrje pati vëmendjen e mijëra njerëzve që ishin mbledhur për ceremoninë, njofton Klan Kosova. “Unë e di se duhet të jem i mbështetur nga dashuria dhe besnikëria e popujve, sovran i të cilëve jam thirrur të jem dhe se në kryerjen e këtyre detyrave, unë do të udhëhiqem nga këshillat e parlamenteve të tyre të zgjedhura. Në të gjitha këto, unë jam thellësisht i inkurajuar nga mbështetja e vazhdueshme e gruas sime të dashur”, tha Charles në fjalën e tij. E gjithë ceremonia u zhvillua nën traditën e lashtë dhe simbolikën politike, e u transmetua për herë të parë drejtpërdrejtë në internet. Charles, i kaloi shtatë dekada si trashëgimtar dhe u bë automatikisht mbret kur nëna e tij, Mbretëresha Elizabeth II, vdiq të enjten. Kjo është hera e parë që mbahet ceremonia e pranimit që nga viti 1952, kur mbretëresha Elizabeth II mori fronin.