Challandes: Një ndeshje shumë e vështirë, lojtarët janë të gatshëm për të luftuar NULL NULL 10.06.2021 22:53 10.06.2021 22:53 Kombëtarja e Kosovës në futboll e ka zhvilluar të enjten seancën e fundit stërvitore, para duelit që do ta kenë kundër Gambisë, të premten nga ora 19:00. Për këtë duel, trajneri i Kosovës, Bernard Challandes, tha se i pret një sfidë mjaft e vështirë, duke ditur se kundërshtarët janë një ekip e përgatitur mjaft mirë fizikisht, përcjell Klan Kosova. “Nesër do të jetë një ndeshje shumë e vështirë dhe të shohim se si lojtarët tanë mund të luajnë për herën e dytë në të njëjtën javë, në këtë periudhë. Ndoshta nuk jemi në formën e jashtëzakonshme fizike, por lojtarët tashmë kanë bërë punë të mirë. Ata janë të gatshëm për të luftuar dhe nëse duhet të ndryshojmë deri në gjashtë lojtarë, ne do ta bëjmë. Do ta shohim se çfarë do të ndodh në këtë ndeshje.”. Sipas Challandes, janë tre komponent që e veçojnë skuadrën afrikane. “Gambia ka organizim shumë të mirë me formacionin 4-4-2. Shumë kompakt, agresiv dhe me shpejtësi. Kjo do të thotë se do të kemi probleme tjera. Gjithsesi, mendoj se ekipi është mirë dhe ka bërë punë të mirë. Nuk kemi stërvitur shumë sepse ka qenë e pamundur. Një ditë pas ndeshjes kemi bërë rikuperim të mirë, por edhe sot stërvitje me intensitet të mirë, por jo shumë të rëndë”. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Futboll Sonte në Rubikon, Vlora Çitaku - flet për bllokadën politike, aktgjykimin e Kushtetueses dhe zgjidhjet e PDK-së 01/07/2025