Çfarë u tha për Kosovën në konferencën e samitit të NATO-s? (VIDEO) NULL NULL 24.06.2025 07:25 24.06.2025 07:25 Në prag të Samitit të NATO-s që do të mbahet sot Hagë të Holandës, dje është zhvilluar një konferencë për media ku është diskutuar gjendja e sigurisë globale, me fokus të veçantë edhe për rajonin e Ballkanit Perëndimor. Korrespondenti i Klan Kosovës, Urall Boshnjaku, që po e mbulon samitin për media nga Kosova, raportoi se gjatë kësaj konference, shefi i NATO-s, Mark Rutte, foli për rëndësinë e stabilitetit në Ballkanin Perëndimor, veçanërisht në kontekstin e zhvillimeve globale të sigurisë. “Ballkani Perëndimor është një rajon i ndjeshëm dhe padyshim i prekur nga zhvillimet aktuale të sigurisë në botë. Por Kosova dhe Bosnja janë të sigurta, për shkak të pranisë së trupave ndërkombëtare, në Kosovë kemi KFOR-in, dhe në Bosnje kemi EUFOR-in”, ka thënë ai në konferencë./Klankosova.tv. Ndiqni detajet shtesë nga Boshnjaku në emisionin “Ora 7” në Klan Kosova: *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Kosova thyen rekord botëror, bëhet shteti i parë në botë me 36 seanca kuvendi të dështuara (VIDEO) 16 orë më parë
Kosova Kuvendi ende pa Zot shtëpie, kush e ka fajin? – Mimoza Kusari-Lila sot në “DPT te Fidani” 21 orë më parë