Çfarë u tha në takimin Blinken – Osmani dhe Kurti? (VIDEO) NULL NULL nga Besnik Tahiri 27.07.2022 20:10 nga Besnik Tahiri 27.07.2022 20:10 Sekretari amerikan i Shtetit, Anthony Blinken, priti të martën pasdite sipas orës amerikane në Uashington, presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani e kryeministrin Albin Kurti. Kryediplomati amerikan thotë se lidhja Kosovë-Amerikë do forcohet sepse raportet e superfuqisë botërore e republikës ballkanike janë tregim i veçantë. “Ne po punojmë së bashku në kaq shumë çështje që kanë rëndësi për Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe vendeve tona. Dua të ju falënderoj sërish për bujarinë tuaj për pritjen e afganëve të rrezikuar dhe përkrahjen e fortë që e kemi pa nga ju për Ukrainën që nga dita e parë e përballjes me agresionin e Rusisë”, shtoi Blinken. Gjatë fjalës hyrëse shefi i diplomacisë amerikane, u tha mysafirëve nga Prishtina, se presidenti Joe Biden, ka lidhje të fortë më Kosovën dhe se u dërgon përshëndetje që të dy. Nga ana e saj kryetarja e Kosovës, foli për rreziqet që i ka vendi nga zhvillimet e fundit në Evropë. “Siç ju e dini zotëri sekretar, Putin do të vazhdojë të mundohet që ta destabilizojë Evropën edhe nëpërmjet Ballkanit Perëndimor. Ne do të vazhdojmë të kemi nevojë për ndihmën e qëndrueshme nga SHBA-ja dhe aleteve evropianë që të sigurohemi që planet e Rusisë dhe satelitëve të saj në rajon të ndalen”, shtoi Osmani. Ajo e portretizoi mbështetjen amerikane si diçka ekzistenciale për shtetin që i ka bërë 13 vjet pavarësi. “Bashkë me kryeministrin presim që të diskutojmë reformat që ne po i adresojmë sidomos në sundimin e ligjit. Faleminderit për përkrahjen tuaj në çdo hap që ne e kemi bërë. Sidomos në përkrahjen që po e marrim nga Shtetet e Bashkuara në fushën e mbrojtjes”. Në takim me dy udhëheqësit kosovarë, sekretari Blinken djathtas i kishte dy njerëzit e tij kryesor për Ballkanin, ndihmës sekretaren, Karen Donfried e emisarin Gabriel Escobar.