Çfarë thotë shkenca për njerëzit që pinë ujë tonik e kafe pa sheqer? NULL NULL 10.10.2015 17:35 10.10.2015 17:35 Nëse keni simpati të veçantë për ushqimet e hidhura dhe pijet si kafja apo uji tonik, kjo mund të nënkuptojë se ju keni tendenca psikopatie. Psikologët thonë se ata që kanë preferencë për shihet e hidhura janë më të prirë që të shfaqin shenja të Makiavelizmit, sadizmit dhe narcizmit, shkruan Daily Mail, transmeton Klan Kosova. Sipas tyre ata janë të prirur që të jenë më mashtrues, të ftohë dhe u mungon ndjeshmëria, si dhe janë egoistë dhe me shumë gjasa nxjerrin kënaqësi nga dhimbjet e njerëzve të tjerë. “Gjetjet e studimit japin provat e para empirike se preferenca e shijeve të hidhura është e lidhur me tiparet e personalitetit keqdashës”, thonë hulumtuesit e Universitetit Insbruk në dy eksperimente të ndara. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Shëndet Eksperti i syve zbulon arsyet se pse duhet të mbani syze dielli sa herë që dilni jashtë 12/06/2025