Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

“Çfarë lajmi i rëndë! Një ndër më të rëndit e vitit!”, thotë Kelmendi pas vdekjes së Kadaresë

NULL NULL
01.07.2024 09:55

Gazetari Adriatik Kelmendi, ka reaguar pas vdekjes së poetit të madh shqiptar, Ismail Kadare.

Duke postuar një fotografi të realizuar vite më parë krah tashmë të ndjerit, Kelmendi tha se lajmi për vdekjen e tij është “një ndër më të rëndit e vitit”.

Kelmendi u shpreh i lumtur që ka pasur rastin ta intervistojë disa herë Kadarenë, në Paris e Prishtinë.

“Çfarë lajmi i rëndë! Një ndër më të rëndit e vitit! Vdes njëri ndër shqiptarët më të mëdhenj në histori, një ndër shkrimtarët më të mirë në botë. Jam shumë krenar që kam pasur rastin ta intervistoj disa herë, në Paris e Prishtinë. I papërsëritshëm! Faleminderit Ismail Kadare”, ka shkruar ai, njofton Klankosova.tv.

Kadare vdiq sot në orët e hershme të mëngjesit në moshën 88-vjeçare.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.