Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Çfarë kishin të veshur viktimat e përdhunimit në ditën kur u sulmuan?

NULL NULL
28.04.2016 13:00

Pyetja më e shpeshtë që u bëhet vajzave të përdhunuara është “Por çfarë kishe të veshur?”.

Kjo është pyetja më irrrituese që mund të iu bëhet viktimave të përdhunimit pasi që në një mënyrë tentohet të justifikohet akti i shëmtuar, transmeton Klan Kosova.

Pikërisht kjo gjë i ka penguar shumë edhe një fotografeje e cila përmes temës së diplomës në Universitetin Arcadia, Katherine Cambareri ka tentuar që të  tregojë se pyetja idiote drejtuar ndaj viktimave të përdhunimit, nuk duhet të bëhet kurrë.

“Gjatë verës e kam lexuar librin Missoula nga Jon Krakauer, që më bëri të mendojë për ofendimet që viktimat e përdhunimit ballafaqohen gjithmonë”.

“Ky libër mi hapi sytë mbi fajësimin e viktimave dhe pyetjet që iu bëhen atyre të tilla si çfarë ke pasur të veshur ose a ke qenë e dehur”.

“Pyetjet të tilla në një mënyrë tentojnë që të mbrojnë kriminelin në vend të viktimës”.

“E kam kuptuar që viktimat fajësohen para se ta kenë shancën që t’i tregojnë storiet e tyre”, u shpreh Cambareri.

Për fotosesionin e saj, Cambareri kontaktoi me viktimat e përdhunimit dhe u kërkoi atyre që t’i fotografojë rrobat e tyre në ditën kur ato u përdhunuan.

Në fotosesionin e saj Cambareri ka fotografuar bluzë të bardhë, xhinse e atlete të bardha Converse.

Të gjitha rrobat e fotografuara ajo i ka vendosur në një sfond të zi prapa, duke tentuar të tregojë dhimbjen e tyre të heshtur.

RROBA

rroba2

rroba6

rroba7

rroba8

rroba9

rroba4

rroba5

rroba10

rrobas3

lajme të ngjashme