Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Çfarë ka pasur mes Justin Bieber dhe Adriana Lima?

NULL NULL
05.12.2015 11:30

Adriana Lima për një kohë të gjatë është njohur si një nga bukuroshet, e cila e pushton pistën e Vistoria’s Secret.

Modelja 34 vjeçare më në fund është shprehur rreth thashethemeve se ajo kishte qenë e lidhur me 21 vjeçarin Justin Bieber.

Gjatë një paraqitjeje në Watch What Happens Live, prezantuesi Andy Cohen e pyeti zeshkanen tërheqëse, “kam lexuar diku që ti dhe Justin Bieber u shoqëruat. A keni qenë të lidhur ndonjëherë?”.

Pasi i parashtroi pyetjen atij se ku e kishte lexuar këtë, Adriana me shpejtësi u përgjigj ‘Jo” në mënyrë të përsëritur, transmeton Klan Kosova.

Raportimet e një lidhjeje të mundshme të kësaj dysheje fillimisht qarkulluan pasi një burim pretendoi se ata të dy janë argëtuar së bashku në ahengun e festivalit të filmit në Kanë në maj të vitit 2014, menjëherë pasi Adriana njoftoi për ndarjen e saj nga bashkëshorti Marko Jariq.

bieber rs_600x600-140528104934-600.adriana-lima-justin-bieber

adriana lima justin bieber

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.