Çfarë i ndodh trupit tonë kur hamë pas orës 7 të darkës? NULL NULL 28.09.2016 00:10 28.09.2016 00:10 Ndodh shpesh që për një arsye a për një tjetër, vakti i darkës të konsumohet në orë të vona. Por, sipas shkencëtarëve ne duhet të hamë vaktin e fundit të ditës para orës 7 të mbrëmjes. Kjo, sipas tyre ul rrezikun e presionit të lartë të gjakut. Gjetjet e studimit u bazuan në 700 njerëz dhe ky raport u paraqit si një paralajmërim kundër të ngrënit në orët e vona. Duhet të jeni realistë në lidhje me orarin tuaj të të ngrënit, sepse përveç se ka një ndikim negativ në shëndet, ndikon edhe në jetën familjare. Kjo, pasi darka është ndër të paktat vakte ku tryeza mbledh gjithë familjen rreth saj. Është e këshillueshme që të konsumohen të tre vaktet e ekuilibruara të ditës, t’i kombinoni ato me aktivitet të rregullt fizik dhe më e rëndësishmja, pas orës 19:00 t’i rezistoni tundimit të çokollatës apo ëmbëlsirës tuaj të preferuar./revistashije *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Shëndet Evropianët po blejnë ushqime të ngrira për të reduktuar mbeturinat, tregon studimi 30/06/2025
Këshilla mjekësore Çfarë duhet të dini rreth variantit të ri COVID që po përhapet në Evropë 30/06/2025