Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Çfarë është glioblastoma dhe cilat janë simptomat kryesore?

NULL NULL
02.04.2022 17:19

Ka dhjetëra forma të tumorit të trurit, një ndër to është edhe glioblastomën që është më e zakonshme tek të rriturit.

Është një tumor agresiv, me rritje të shpejtë me një jetëgjatësi jashtëzakonisht të shkurtër.

Glioblastomat janë tumore të shkallës katërt të trurit dhe nganjëherë quhen glioblastoma multiforme.

Më shumë se 2 mijë raste diagnostikohen çdo vit, shkruan The Sun, transmeton Klankosova.tv.

Disa njerëz mund të jetojnë vetëm disa muaj pas diagnozës së tyre, ndërsa të tjerët mund të jetojnë deri në pesë vjet.

Simptomat mund të përkeqësohen shumë shpejt, ndonjëherë duke kaluar në humbje të vetëdijes.

Simptoma të tjera janë edhe humbja e oreksit, të vjella, luhatje humori, probleme në të folur, probleme me kujtesën dhe përqendrimin.

lajme të ngjashme