Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Çfarë është e rëndësishme të dinë shtatzënat për Lindjet Normale!

NULL NULL
19.06.2018 20:15

Përgatitja për një shtatzëni të shëndetshme kërkon përkujdesje të lartë, e jo më pak edhe vet procesi i  shtatzënisë. Ndërkaq, akti i lindjes është më i rëndësishmi dhe që kërkon një vëmendje të shtuar.

”Lindja normale preferohet gjithmonë nga gjinekologu normalisht edhe për shëndetin e nënës dhe të bebes. Gjatë kësaj periudhe bëhen skriningjet e duhura të fundit që është strisha vagjinale për streptokok, analizë shumë e rëndësishme të aplikohet në javën e 35-të, mandej shihet pozicioni i frytit që duhet gjithsesi të jetë pozicion me kokë, qafa e mitrës duhet të jetë e pergatitur”, shpjegon dr. Edibe Hoda – Borovci, gjinekologe – obstetër, në Klinikën Amerikane “Dr. Behar Kusari”.

Gjatë intervistës në emisionin Ninullë, sipas Prof. Dr. Sejdullah Hoxha, kohët e fundit fatmirësisht pacientet janë më të informuara dhe parapëlqejnë lindjet normale. Ai po ashtu apelon që nuk duhet munguar as inkurajimi i mjekëve për t’i informuar pacientet për procesin e lindjes.

”Në rast se pacienten e kemi përgatitë paraprakisht që nga fillimi i shtatzënisë duke marrë masa, duke biseduar me të që lindja normale është krejt e mundur, për të cilën mjeku duhet inkurajuar ato se lindja normale është një proces fiziologjik, duke ju treguar se sa zgjatë, sa faza i ka lindja, kur fillon lindja. Këto informata duhet përcjellë tek pacientja para se ajo të vijë në procesin e lindjes”, ka thënë ndër tjerash për procesin e lindjes normale, Prof. Dr. Sejdullah Hoxha.

Problematikat gjatë procedurës së lindjes normale, zakonisht janë në ngecjen e lindjes, ku në këtë moment nga ana e gjinekolog-obstetër kërkohet të kalohet në lindje me prerje cezarine, shtoj dr. Hoda- Borovci.

Ushqyerja para procesit të lindjes është faktor shumë I rëndësishëm, për të cilën preferohet që gruaja të konsumojë ushqime sa më të lehta, rekomandon dr. Hoda-Borovci.

Periudha e shtatzënisë zgjat 280 ditë, 40 javë, për të cilën në muajt e fundit të shtatzënisë është mirë të shpeshtohen vizitat mjekësore në 3 javë, kurse para lindjes duhet të jenë më të shpeshta, përvec rasteve kur ka komplikime të patologjive të ndryshme, me të cilën rekomandohen kontrollimet varësisht nga patologjia, shtoj Prof. Dr. Sejdullah Hoxha.

Lindja e parakohshme konsiderohet që ndodh pas javës 22-36 plus 6 ditë, kurse si të arrijë shtatzënia 37 javë konsiderohet lindje normale.

Sipas Prof. Dr. Sejdullah Hoxha, gratë që lindin për herë të pare zakonisht periudha e lindjes ju zgjatë 12-18 orë, ndonjëherë edhe deri në 24 orë dhe quhet lindje e zgjatur, gratë që kanë lindur paraprakisht zgjasin 8-12 orë varësisht nga gjendja e shtatzënës.

Kryesisht lindjet normale ndahen në tri faza, në të cilën faza e pare kemi të bëjmë me dilatacionin e qafës së mitrës, në fazën aktive ku është kryer dilatacioni dhe vjen te ekspozimi i frytit si dhe faza e fundit është faza placentale, ku përveç lindjes së foshnjës më pas duhet përcjellë edhe gjendja e pacientes.

Një rol të rëndësishëm gjatë lindjes normale luajnë edhe motrat akusherike – mamitë, të cilat e këshillojnë pacienten se si do shkojë procesi i lindjes, kur janë dhimbjet normale dhe ka fundi shpeshtimi i tyre, përgatitjen për lindje, rolin psikologjik në të cilën duhet shtatzëna të përgatitet.

Gjithashtu, pasi të kalon në gjerësi 8-9 cm, dërgohet në sallën e lindjes, ku i ofrohen masat lehtësuese, masazha normale, informatat e nevojshme dhe asistimi deri në përfundimin e procesit.

lajme të ngjashme